KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Talinoc i Muhaxherëve. Sipas njoftimit, ndërprerja ka ardhur si pasojë e një defekti të paraqitur në Stacionin e Pompimit, nga i cili furnizohen konsumatorët e kësaj zone.
Ekipet e mirëmbajtjes janë duke punuar për sanimin e defektit, ndërsa nga KRU “Bifurkacioni” kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet sa më shpejt që të jetë e mundur. Kompania u ka kërkuar konsumatorëve mirëkuptim gjatë kohës së ndërprerjes.
