Basha pezullon zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim, rasti lidhet me

0%

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se ministria ka pezulluar nga detyra zyrtarët ndaj të cilëve Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Përmes një reagimi publik, Basha bëri të ditur se rasti ka të bëjë me periudhën 2017–2019 dhe me kontratën për mirëmbajtjen e urave në rrugët nacionale dhe regjionale. Sipas tij, aktiviteti i prokurimit ishte iniciuar me vlerë të parashikuar prej 500 mijë eurosh, ndërsa pagesat e realizuara kanë arritur në mbi 5 milionë euro.

“Këto janë para të qytetarëve dhe përgjegjësi publike, andaj presim që drejtësia ta thotë sa më shpejt verdiktin përfundimtar dhe të mbajë përgjegjës secilin që ka abuzuar me mjetet e taksapaguesve”, ka deklaruar Basha. Ai ka theksuar se askush nuk mund të jetë mbi ligjin dhe se buxheti publik duhet të trajtohet vetëm sipas procedurave dhe rregullave të parapara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministri në detyrë ka siguruar se Ministria e Infrastrukturës do të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë për çdo informacion që kërkohet në lidhje me rastin.

Basha po ashtu ka paralajmëruar forcim të mekanizmave të kontrollit, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies në të gjitha nivelet e ministrisë, duke shtuar se çdo dyshim serioz për keqpërdorim do të trajtohet me përgjegjësinë më të lartë institucionale.

Burimi: Bota Sot