Gazeta Sinjali raportoi më herët se Fehmi Sopa, 72-vjeçar nga Gracka e Vogël e Lipjanit, humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi sot në rrugën Shtime–Lipjan. Pas ngjarjes tragjike, një familjar i tij ka reaguar në rrjetet sociale me një mesazh prekës. “Ah bre babë, ma djege shpirtin… Sot pas një aksidenti trafiku ka ndërruar jetë baba jonë, Fehmi (Hasan) Sopa.
Për detajet e ceremonisë së varrimit ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar familjari. Aksidenti ndodhi rreth orës në fshatin Grackë e Vogël, ku u përplasën një Volkswagen Golf, të cilin po e drejtonte Sopa, dhe një Volkswagen Passat me targa gjermane. Si pasojë e aksidentit, Sopa humbi jetën, ndërsa A. Sopa, 41 vjeçare, e cila ndodhej si bashkudhëtare në Golf, pësoi lëndime të rënda.
I lënduar mbeti edhe drejtuesi i Passat-it, A. Ruhani, 39 vjeçar. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa Njësia e Hetimeve të Trafikut është autorizuar të hetojë rrethanat e aksidentit. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ekskluzive | Ky është viktima e aksidentit tragjik në rrugën Shtime–Lipjan – humbi jetën pas përplasjes së Golf-it me Passat-in Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
