Shpërndaje në: Të enjten do të mbajë mot kryesisht me diell, por gjatë ditës pritet zhvillim i vranësirave konvektive, duke krijuar kushte për reshje lokale shiu, të shoqëruara me bubullima dhe mundësi për stuhi të izoluara. Temperaturat minimale do të jenë 12–17°C, ndërsa maksimalet 30–34°C, sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
IHMK ka njoftuar tutje se era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s, ndërsa gjatë zhvillimit të stuhive mund të ketë rritje të përkohshme të shpejtësisë së erës dhe ndryshim të drejtimit.
