Skuadrat shqiptare zbresin sonte në fushë për të luajtur në Evropë

0%

Egnatia dhe Dinamo City zbresin mbrëmjen e sotme në fushën e lojës për sfidat e kthimit në Kupat e Europës. Kampionët e Shqipërisë presin në shtëpinë e tyre Shamrock Rovers në shansin e fundit për të vazhduar rrugën në play off e Europa League. Humbja 3-1 në ndeshjen e parë të luajtur në Dublin detyron skuadrën e drejtuar nga Nevil Dede të tentojë përmbysjen e madhe.

Një mision i vështirë, por jo i pamundur, pasi në sfidat e raundeve të mëparshëm, irlandezët kanë treguar se vuajnë shumë në transfertë. Për të tentuar kthimin e rezultatit të parë dhe vazhdimin e rrugës në turneun e dytë për nga rëndësia në futbollion europian për klube, trajneri Dede do t’i besojë sërish titullarëve të tij.

Nëse nuk e arrin këtë mision, atëherë Egnatia do të luajë në raundin e fundit kualifikues të Konferencë League. Ndërkohë, mundësinë e fundit për të vijuar aventurën në Kupat e Europës ka edhe Dinamo City. Blutë e drejtuar nga Ilir Daja do të luajnë sfidën e kthimit në xhiron e tretë kualifikuese të Konference League kundër letonezëve të Auda.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndeshja e parë, e luajtur në transfertë u mbyll me humbjen 1-0 për dinamovitët, që mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena”, gjithashtu do të kërkojnë përmbysjen. Rezultati i ngushtë e bën më shumë se të mundshëm këtë objektiv, por të besuarit e Dajës duhet të evitojnë gabimet e bëra në ndeshjen e parë, shkruan abcnews.

Për Konferencë League, mbrëmjen e sotme do të zbresin në fushë edhe dy skuadrat e tjera shqiptare. Drita e pret kualifikimin për në play off, pasi ka fituar 4-1 ndeshjen e parë kundër Tre Fiori të San Marinos, ndërsa Shkëndija e Tetovës pret Hibernian, pasi humbjes 2-1 në transfertë.

Burimi: Bota Sot