Ruben Amorim s’pyet për titullarët dhe vendos “veton” te drejtuesit

0%

Ruben Amorim e ka thënë tashmë fjalën e tij sa i takon lojtarëve që i konsideron jashtë planeve të tij te Milani për sezonin e ardhshëm 2026/27. Trajneri i kuqezinjve i ka komunikuar drejtuesve si dhe pronarit të klubit, Gerry Cardinale se nuk do që të ketë të bëjë me sulmuesin Christopher Nkunku, mbrojtësit Fikayo Tomori dhe David Odogu si dhe me mesfushorin Youssouf Fofana.

Këta lojtarë ishin pjesë “kyçe” e formacionit në sezonin e kaluar dhe tashmë me portugezin në stol, u është treguar “dera”. Vendimi i formës së prerë është marrë dhe tek Milani janë në pritje të ofertave për të kryer dhe “spastrimet” e nevojshme në skuadër.

Burimi: Bota Sot