Një çudi përtej ballkanike: Shqipëria “e para për sigurinë

0%

Pak kohë pas serialit të skandaleve me autorë apo aktorë bashkëpunëtorët e tij të afërt, Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Mirlinda Kërçanaj…, shefa apo “komandantë madhorë” të skuadrave të rojeve të kibernetikës në majën e piramidës qeveritare, multimilionarizuar nën hundën e tij, sa të blejnë vila princërish, kontësh, baronësh… në Francë e gjetiu, Edi Rama përhapi më 11 gusht sensacionin apo sihariqin se Shqipëria na qenka e para në rajon, Europë, botë, glob… për “sigurinë kibernetike”!?

Por, kujtesa na ndihmon të sjellim menjëherë ndërmend se po ky Rama është ankuar prej vitesh për ndërhyrje të shpeshta në rrjetet qeveritare e bankare të hakerave iranianë, turq, kinezë, rusë, shqiptarë, ballkanikë…!

Edhe për ndërprerje të shpeshta të sistemeve online në njësi bashkiake, agjenci këmbimi dhe pagesash të faturave të energjisë elektrike, ujit, internetit…Përveç këtyre, edhe në agjenci turistike, imobiliare, varrimi; në qendra avokatie, shëndetësore publike e private; në shkolla e universitete; në farmaci e klinika analizash dhe dentare…!?

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shumëkujt, sidomos punonjës dhe depozitues në degë të “Reifeisen Bank” në Tiranë, mund tu kujtohen rastet e vjedhjeve, të bëra publike edhe në media, nga ish drejtuese e punonjës të saj të parave të depozituara nga qytetarë në këtë bankë, në mes mars 2023; në fund dhjetor 2023, në fillim gusht 2026.. .Përveç këtyre rasteve në këtë bankë me klientelë masive dhe reputacion përgjithësisht pozitiv, nga mediat është njoftuar për një rast të ngjashëm vjedhjeje edhe në “ABI Bank”…Sipas mediave, në fillim qershor 2026, “…11 punonjës të bankës janë vënë nën akuzë për vjedhje, falsikim kompjuterik dhe dokumentash…” Këto raste jo të rralla të shtyjnë të mendohet se nuk janë sporadike dhe për tu çuditur, si ngjarje të pandodhura apo të papërjetuara më parë e gjetiu!?

Për më tepër, që vënë në dyshim saktësinë e atyre që na dhanë çmimin e parë për “sigurinë kibernetike” dhe të besimit të kyeministrit se është një “çmim i merituar” e jo i dhuruar!? Kësaj popullorçe i thonë ndryshe edhe sikur të gënjesh veten se mund ta mbash gjithë ditën e këtij gushti saharian, në mes të Sheshit “Skënderbeu”, pa u shkrirë fare, një tas ose kaush akullore në dorë!?

Ose, edhe më vulgarçe, sikur të përpiqesh të mbulosh mu…shtin me sh….erbet!? Merret me mend se kryeministri ynë, me fantazi pjellore në shumë fusha, në këtë kohë kaq të gjatë “kapsllëku” për suksese e fitore të vërteta, e ideoi dhe e hodhi në media dhe internet këtë “sukses” për të mashtruar sa më shumë përjetësisht të verbër nga dy sytë e të shurdhët nga dy veshët!

Së pari, ata që kanë 82 vjet që lumturohen kur gënjehen si fëmijë nga partia e tyre e zemrës! Domethënë, enveristët e përjetshëm. Pas këtyre edramisto- patronazhistët e ushtrinë e gjase “të pavarurve”…!?

Por, edhe për të hedhur tym, pluhur, “miell” drogash…në sheshet dhe rrugët e protestave në Tiranë, për t’u përcjellë sa më shumë “naivëve” për kënaqësi, mesazhin se “po i bini kot më qafë atij si kryeministër e si kryetar qeverie!?

Për më tepër, duke ia mohuar dhe duke mos ia vlerësuar me mirënjohje edhe këtë “fitore” si kjo në frontin e kibernetikës”, që mund t’u kujtojë shumicës një “fitore të Don Kishotit me mullinjtë e erës”!?

Po kështu, kujtesa na kthen shumë prapa në kohë, më 1987, kur nga Meksika e largët Sofokli Lazri, një nga duart e djathta të Ramiz Alisë, solli në Shqipëri, në kulmin e varfërisë e të kequshqyerjes, çmimin si “populli më i mirushqyer” në Europë dhe më gjërë!?

Si përfundim: sipas Edi Ramës dhe qeverisë së tij, referuar National Cyber Security Index (NCSI), qenkemi të parët në botë për “sigurinë kibernetike” e sipas institucioneve ndërkombëtare më prestigjioze të klasifikimeve për zhvillim dhe nivele mirëqenieje, ndër të fundit për nivel zhvillimi, për siguri shëndeti, për cilësi jete, lartësi mirëqenieje apo jetike…!

Lum dhe mjerë ne, “më të sigurtit” nga celularët, kompjuterët, lap top-ët, tabletët e ndër më të varfrit në shumë drejtime e fusha të jetës, edhe nga “pesha reale” e kuletës, mbi dhe!

Burimi: Bota Sot