Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar banorët e fshatit Miradi e Ulët që, deri në një njoftim të radhës, të mos e përdorin ujin për pije dhe për përgatitjen e ushqimit. Sipas njoftimit të datës , KRU “Prishtina”, gjatë punimeve për sanimin e një gypi të ujësjellësit në këtë fshat është vërejtur përkeqësim i cilësisë së ujit.
Për këtë arsye, kompania u ka bërë thirrje banorëve që të shmangin përdorimin e ujit për konsum dhe për përgatitjen e ushqimit, deri në përfundimin e analizave laboratorike. KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se masa do të jetë në fuqi deri në përfundimin e analizave laboratorike dhe konfirmimin e sigurisë së ujit për konsum.
“Për çdo informacion të ri, do t’ju njoftojmë me kohë”- thuhet në njoftimin e kompanisë më .
