Huth – një nga ekspertët e njohur të zhvillimit të basketbollit të të

0%

Nga 14 deri më 16 gusht, në Marigona Residence, do të mbahet Klinika Kombëtare për Trajnerë 2026, e organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK), në bashkëpunim me FIBA-n dhe Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK).

Ligjëruesit e Klinikës: Marius Huth – FIBA WABC Instruktor | ALBA Berlin Një nga ekspertët e njohur të zhvillimit të basketbollit të të rinjve, me përvojë të gjatë në ALBA Berlin dhe në grupmoshat e reja të kombëtares së Gjermanisë.

Arben Krasniqi – Trajner Një nga trajnerët më me përvojë në basketboll me mbi 25 vjet angazhim në zhvillimin e lojtarëve, edukimin e trajnerëve dhe punën me klubet e përfaqësueset kombëtare. Elbesar Gështenja – Trajner & Skaut I angazhuar në zhvillimin e lojtarëve të rinj, skautimin modern dhe analizën e performancës, aktualisht pjesë e KB Bashkimi dhe stafit teknik të Kosovës U16.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Granit Rugova, Drejtor i Projekteve dhe Programeve Zhvillimore në FBK, do të prezantojë Manualin e Identifikimit të Talenteve dhe Zhvillimit Afatgjatë të Lojtarëve (LTAD) dhe Manualin e MiniBasketbollit, dy dokumente të rëndësishme në kuadër të programeve zhvillimore të FBK-së.

Burimi: Bota Sot