Hapen aplikimet për AI4Society Hackathon, 6 mijë dollarë fondi i

0%

BONEVET Gjakova ka hapur aplikimet për AI4Society Hackathon, aktivitet që synon të mbledhë të rinj të moshës 16 deri në 29 vjeç për të zhvilluar zgjidhje digjitale dhe të bazuara në inteligjencën artificiale për sfida reale në komunitet.

Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të punojnë së bashku me të rinj të tjerë, mentorë dhe ekspertë për të zhvilluar idetë e tyre, t’i shndërrojnë ato në prototipe dhe më pas t’i prezantojnë para një jurie.

“Bashkohu me AI4Society Hackathon dhe puno së bashku me të rinj të tjerë, mentorë dhe ekspertë për të zhvilluar zgjidhje digjitale dhe me Inteligjencë Artificiale për sfida reale të identifikuara nga komunat”, thuhet në njoftimin e BONEVET. Hackathon-i do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, nga 25 deri më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesëmarrësit do të mund të aplikojnë individualisht ose në ekipe prej dy deri në katër anëtarësh. Gjatë aktivitetit ata do të kenë mundësi të marrin pjesë në procesin e zhvillimit të një ideje, krijimit të prototipit dhe marrjes së komenteve nga ekspertët.

Në kuadër të aktivitetit është paraparë edhe fond prej 6 mijë dollarësh për çmime, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se për pjesëmarrësit do të mbulohen edhe udhëtimi, ushqimi dhe akomodimi gjatë eventit. Aplikimet janë të hapura për të rinjtë nga mosha 16 deri në 29 vjeç, ndërsa afati i fundit për aplikim është , në orën .

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes formularit të publikuar nga organizatorët, ndërsa për pyetje dhe informata shtesë mund të kontaktojnë BONEVET përmes adresës elektronike të dedikuar për programin. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi