Ernest Muçi lëndohet në stërvitje, Trabzonspor zbulon detajet me anë

0%

Trabzonspor ka lëshuar një deklaratë në faqen e saj zyrtare në lidhje me gjendjen shëndetësore të sulmuesit shqiptar, Ernest Muçi. Klubi turk ka njoftuar gjatë ditës së sotme (e enjte) se Muçi është diagnostikuar me gjakderdhje dhe ënjtje në pjesën e sipërme të grupit të përparmë të muskujve të kofshës.

Ata njoftuan tutje se ekipi mjekësor ka filluar trajtimin e sulmuesit shqiptar dhe detajet e rikuperimit do të bëhen të ditura më vonë.

“Pas një ekzaminimi dhe skanimi me rezonancë magnetike, pasi lojtari ynë Ernest Muçi përjetoi dhimbje në pjesën e përparme të kofshës së majtë gjatë stërvitjes, u zbulua një hemorragji dhe edemë për shkak të tendosjes në pjesën e sipërme të grupit të muskujve të përparmë të kofshës”. “Ekipi ynë mjekësor ka filluar trajtimin për lojtarin tonë”, thuhet në njoftimin e Trabzonsporit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Futbolcumuz Ernest Muçi’nin sağlık durumuyla ilgili açıklama 🔗 pic.twitter.com/tmKaCeizAv — Trabzonspor (@Trabzonspor) August 13, 2026 Vlerësimet fillestare tregojnë se Ernest Muçi pritet të mungojë për të paktën dy javë. Gjatë kësaj kohe, ai do t’i nënshtrohet një programi individual trajtimi dhe, varësisht nga përparimi i dëmtimit, pritet të rikthehet në stërvitjen e ekipit.

Burimi: Telegrafi