David Gray: Shkëndija do të nisë ofensivën që nga fillimi

0%

Hiberniani, me një epërsi prej një goli, ka mbërritur në Maqedoni për ndeshjen e kthimit të sotëm kundër ekipit të Shkëndijës nga Tetova. Ndeshja është në program nga ora , në Arenën Kombëtare “Todor Proeski“.

Trajneri David Gray i paralajmëroi futbollistët e tij se në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojnë që të mendojnë vetëm për mbrojtjen e epërsisë minimale, pasi duke luajtur në këtë mënyrë do t’i dënonin vetë shanset e tyre për sukses në ndeshjen e kthimit.

“Ky është një udhëtim evropian dhe të gjithëve duhet t’u jetë e qartë se, nëse thjesht qëndroni duke mbrojtur portën tuaj dhe luani në mënyrë defanzive për 90 minuta, do të ndëshkoheni. Sigurisht, e dimë se Shkëndija do të luajë ndryshe dhe se do të përpiqet të nisë në mënyrë ofensive që nga minuta e parë, ashtu siç bëmë ne në ndeshjen e parë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por ne do të jemi të përgatitur për një gjë të tillë“, tha David Gray. “E dimë se çfarë nevojitet për të pasur sukses dhe do të bëjmë gjithçka për t’u kualifikuar në raundin tjetër. Nxehtësia është diçka me të cilën nuk jemi mësuar, por është mirë që kemi stërvitur në kushte të tilla dhe tani e dimë më mirë se çfarë do të na presë në ndeshje“, deklaroi David Gray.

Burimi: Bota Sot