352 raste në Emergjencën e QKUK-së brenda 24 orëve, 33 të lënduar në

0%

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se 352 raste kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjatë 24 orëve të fundit në Qendren Emergjente të QKUK-së.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, QKUK ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë trajtuar; 94 pacientë në Reanimim; 96 pacientë në Emergjencën Internistike; 66 pacientë në Emergjencën Kirurgjike; 67 pacientë në Emergjencën Ortopedike; 29 pacientë kanë marrë shërbime në Sallën e Vogël, ku janë kryer qepje, përpunim dhe pastrim i plagëve.

“Ndër rastet e veçanta, janë evidentuar 3 raste të përfshirë në përleshje fizike dhe 33 raste të të lënduarve në komunikacion” , thuhet në njoftimin e publikuar. Gjatë 24 orëve janë bërë 31 pranime për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com