Vezët politike

0%

Fluturojnë vezët Mbi kokat shtetare, Skuqet Parlamenti N’seancën plenare. Goditen deputetët Në sy të publikut, Dhuna ka në dorë Armën e të ligut. Një kokërr vezë Për një kokë reale, Pa i llogaritur Ato personale. U përzien vezët Nga lart deri poshtë, Duke mos u lidhur Assesi me bosht… Ashtu të luhatura, Si dera pa rezë, E lënë të ikë pula E zihen për vezë…

Burimi: Bota Sot