Raportimet për keqtrajtim të Nenad Rashkoviqit, Inspektorati Policor

0%

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka filluar një hetim preliminar sipas detyrës zyrtare bazuar në raportimet mediale dhe deklaratat publike të datës lidhur me pretendimet nga qytetari Nenad Rashkoviq për tejkalim të autorizimeve policore ndaj disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

IPK njofton se ka filluar këtë hetim paraprak me qëllim të verifikimit të pretendimeve dhe sqarimit të të gjitha fakteve dhe rrethanave relevante që lidhen me këtë rast respektivisht veprimeve policore gjatë një operacioni policor të zhvilluar në Dren të Zubin Potokut. Kush e rrahu Nenad Rashkoviqin?

“Duke mos paragjykuar rezultatin e hetimit, qëllimi i kësaj faze është mbledhja dhe vlerësimi i të gjitha informacioneve dhe provave të disponueshme në përputhje me mandatin ligjor të Inspektoratit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Inspektorati Policor i Kosovës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale brenda kompetencave, përfshirë bashkëpunimin me institucionet përkatëse, sigurimin e dokumentacionit dhe informacioneve zyrtare, intervistimin e personave që mund të kenë njohuri për incidentin etj.

Çdo ankesë apo informacion me lidhur me pretendimet që kanë të bëjnë me sjelljen e zyrtarëve policorë trajtohet nga IPK me seriozitetin më të lartë”, thuhet në njoftim.

Burimi: Telegrafi