Putin kërcënon Perëndimin: Do të përgjigjemi në të njëjtën mënyrë

0%

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vendet perëndimore se Rusia do të përgjigjet në të njëjtën mënyrë nëse ato sekuestrojnë anije tregtare ruse. Gjatë një vizite në ishullin Sakhalin, në lindje të Rusisë, Putin e cilësoi sekuestrimin e anijeve ruse si “pirateri”. Sipas tij, autoritetet e disa vendeve perëndimore po përpiqen të kufizojnë lëvizjen e anijeve ruse.

Paralajmërimi vjen në një kohë kur vendet perëndimore kanë shtuar përpjekjet për të goditur ekonominë ruse, duke ndaluar ose bllokuar anije cisternë të dyshuara për transportin e naftës që i nënshtrohet sanksioneve. Putin ka përsëritur gjithashtu kritikat ndaj NATO-s, duke akuzuar aleancën ushtarake se po zgjeron praninë e saj në rajonin e Azi-Paqësorit dhe po rrit tensionet në Arktik.

Deklaratat e presidentit rus rrisin tensionet me vendet perëndimore, në një kohë kur kontrolli dhe ndalimi i anijeve të lidhura me eksportet ruse të naftës është bërë pjesë e përpjekjeve për të ushtruar presion ekonomik ndaj Moskës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot