Familja Srivaddhanaprabha e cila ka nën pronësi Leicester Cityn e ka nxjerrë në shitje klubin dhe të gjitha asetet e tij, me një broshurë të hartuar nga Citigroup të titulluar “Project Lineup” që tani po qarkullon tek investitorët potencialë Sipas The Athletic , pronarët po kërkojnë 300 milionë dollarë (260 milionë euro) për të gjithë portofolin, përfshirë klubin simotër OH Leuven, megjithëse një marrëveshje më afër 200 milionë dollarëve (173 milionë euro) konsiderohet më e mundshme duke pasur parasysh rënien e Leicester Cityt në League One dhe humbjet e mëdha të fundit prej 61 milionë eurosh në llogaritë e fundit.
Vetëm portofoli i pronave, që mbulon stadiumin King Poëer, bazën stërvitore Seagrave dhe Belvoir Drive, vlerësohet në 204 milionë funte (239 milionë euro). A brochure detailing the sale of Leicester City and all its assets has been sent to potential investors.
A source close to the process, speaking anonymously to protect relationships, has told The Athletic that the Srivaddhanaprabha family, Leicester’s owners, are looking for… — The Athletic | Football (@TheAthleticFC) August 11, 2026 Broshura nxjerr në pah historinë e Leicesterit si “klubi më i suksesshëm në historinë e EFL” dhe një “akademi e kategorisë së parë”, pavarësisht se kryetari Aiyawatt Srivaddhanaprabha këmbënguli në janar se “shitja e klubit nuk është mënyra për t’u larguar”.
Pasi janë bërë kampion në Ligën Premier para 10 vitesh dhe kanë një histori deri diku pozitive, blerja e Leicester Cityt nuk pritet të jetë problem për investitor tjerë të huaj që synojnë tregun britanik.
