Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se disa zona të qytetit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm gjatë ditës së sotme, 12 gusht. Sipas KRU “Mitrovica”, ndërprerjet janë të nevojshme për shkak të punimeve që po zhvillohen në rrjetin e ujësjellësit.
“Për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, gjatë ditës së sotme, , mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes në disa zona të qytetit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
Sipas njoftimit, ndërprerjet mund të prekin këto zona dhe rrugë: Rruga “Isak Ibrahimi”; Rruga “Shtjefën Gjeçovi”; Rruga “Ibrahim Popovci”; Rruga “Mulla Mustafa Fazlia”; Fshati Vërnicë; Rruga “Xhafer Deva”. KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas përfundimit të punimeve dhe stabilizimit të rrjetit.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve për mirëkuptim gjatë kohës së ndërprerjeve të përkohshme. / Telegrafi
