“Dibrani” i Vatrës u bë pjesë aktive e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, ku shërbeu në udhëheqje e saj heriraki, derisa drejtoi si editor gazetën historike “Dielli” në vitin 1990 pas Xhevat Kajllaxhiut. Dje, qindra bashkëatdhetarë i dhanë lamtumirën e fundit Din Dertit, një prej figurave të dalluara të mërgatës shqiptaro-amerikane.
Ceremonia u zhvillua në Qendrën Islame Shqiptaro-Amerikane në Garfield, Nju Xhersi, ku ngushëllimet erdhën nga familajr, miq e të afërm të tij, bashkëpuntor një ditë më parë në xhami . Më pas sipas konditave islame arkivoli i të ndjerit mbuluar me flamurin kombëtar shqiptar u përcoll për varrim në varrezat Laurel Grove të Totowës.
Në ceremoninë e përcjelljes së trupit të Din Dertit nga Xhamia e Garfieldit në Nju Xhersi, morën pjesë një skuadër me uniforma dhe automjetet e policisë dhe zyrtarë të zbatimit të ligjit, përfshirë komandantin e sherifit Lirim Kaba, të cilët ndihmuan në mbarëvajtjen dhe nderimin e kortezhit mortor të komunitetit shqiptar në varrimin e Din Dertit Në ceremoninë fetare, liturgjia u krye nga Myftiu Qeramudin Durdia, i cili udhëhoqi ritet me seriozitet, duke theksuar rëndësinë e besimit dhe të kujtesës për të ndjerin.
Ndërsa Lutjen sipas zakonit mysliman e drejtoi Imam Muhamed Osmani, i cili lexoi ajete dhe bëri dua për shpirtin e tij, duke kërkuar mëshirë hyjnore dhe ngushëllim për familjen. Atmosfera ishte e thellë dhimbshurie dhe e përkushtuar .
Me fjalët e tyre orotarotët theksuan në bisedat e tyre se Derti kishte jetuar si njeri i ndershëm, patriot dhe besimtar, duke lënë pas shembullin e një jete të lidhur me familjen, komunitetin dhe atdheun. Ceremonia në xhami u mbyll me lutje të përbashkët, dhe duke i dhënë lamtumirës dimensionin e plotë të respektit fetar dhe njerëzor.
Din Derti, me origjinë nga Dibra, djali më i vogël i Bajde Kaloshi dhe Shaqir Dertit, u rrit në një familje me tradita të forta patriotike. Pas vendosjes së regjimit komunist, familja u detyrua të largohej nga Shqipëria në vitin 1948. Pas një periudhe në kamp refugjatësh në Mal të Zi dhe rini në Bruksel, ku mësoi disa gjuhë, ai emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1971.
Në Amerikë mbeti i lidhur ngushtë me atdheun dhe me diasporën. Ai u bë pjesë aktive e Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, ku shërbeu në udhëheqje të hirarkisë së saj, dhe shërbeu edhe si Editor në gazetën historike “Dielli” në vitin 1990.
Në fund të viteve 1980 ai së bashku me veprimtar të tjer shqiptar nga Kosova dhe trojet etnike ishte ndër themeluesit e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, me në krye Joe DioGuardin themelues dhe udhëheqës i LQSHA. Puna e tyre synonte të forconte zërin e shqiptarëve në Uashington, veçanërisht për Kosovën.
Derti mori pjesë në demonstrata dhe lobime, u lidh me lëvizjet kombëtare dhe në fillim të viteve 1990 shoqëroi kongresmenë amerikanë në Shqipëri. Kur arriti në Tiranë, u përkul dhe puthi tokën me lot në sy – moment i kujtuar prej bashkëpunëtorëve.
Në vitin 2023, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u nderua nga Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut si aktivist i hershëm i komunitetit. Ai mbeti model i emigrantit që nuk e harroi kurrë rrënjët dibrane dhe detyrën ndaj Shqipërisë, Kosovës e viseve shqiptare. Një nga ata që i ka qëndruar më afër ishte Faik Lita, moderatori dhe folësi kryesor i ceremonisë.
Lita tha se jeta e Dinit ndahej në dy pjesë: aktive dhe kontemplative. Në pjesën e parë, rrallë kishte shqiptar në diasporë më të angazhuar. Ai ishte ndër themeluesit e lobit shqiptar në krye me DioGuardin dhe një nga figurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Amerikë.
Angazhimi i tij ishte maksimal: kohë, energji dhe financa për çështjen shqiptare në përgjithësi dhe për Kosovën në veçanti. Shpesh shërbente si ndërlidhës midis delegacioneve shqiptare dhe senatorëve, kongresmenëve apo anëtarëve të administratës amerikane. Qëndrimi i tij mbeti i prerë dhe pa kompromis.
Për punën e bërë, Lita vlerësoi se meriton kur të ngrihet një përmendore DioGuardit në mes të Prishtinës, për reth tij në background duhet të jenë edhe ata që ishin të parët në lobin shqiptar përfshirë edhe Din Dertin. Pjesa e dytë e jetës ishte më e qetë, e përqendruar te familja dhe kujtimet. Lita e quajti “Gentle Giant” – gjigant i butë, me trup të madh dhe zë të ulët e të ëmbël.
Asnjëherë nuk e ngriti zërin dhe nuk ofendoi njeri. Për të, të gjithë shqiptarët ishin të mirë; ky besim optimist tregonte aftësinë e rrallë të shihte vetëm anën e mirë të njerëzve. Derti ishte besimtar i thellë, i lidhur me aspektet ezoterike të fesë, përfshirë sufizmin. Lexonte Kuranin pothuajse çdo ditë dhe rezervonte të premten për lutje e meditim.
Kohët e fundit studioi shkencën dhe filozofinë islame të shekujve 9–12. Lita tregoi një anekdotë: pas vdekjes së Abaz Litës, Dini e telefonoi nga Meka dhe i tha se ishte lutur tre herë për të dhe për të ndjerin. Zemra e tij, tha Lita, dështoi sepse ishte e mbingarkuar me dashuri ndaj familjes, miqve dhe gjithë shqiptarëve.
Ai ngushëlloi bashkëshorten Mimoza, djemtë Skënder e Naim, vajzat Euriklida e Enisena, nipërit e mbesat, duke cituar Rumin: njeriu nuk vdes derisa emri i tij përmendet. Din Derti do të jetojë gjatë sepse do të kujtohet. Xhevat (Jack) Kukaj, gazetar dhe aktivist i njohur, dërgoi një mesazh të ngrohtë.
Ai e njohu Dinin para shumë dekadash, kur ishte pjesë e Lidhjes Qytetare me Joe DioGuardin. Zëri i tij u dëgjua fuqishëm në demonstratat në Nju Jork e Uashington për Kosovën. Bashkëpunuan për vite në kuadër të Klubit Kombëtar “Shpresa”, së bashku me Xhavit Kabashi, Besim Malota, Musa Kukaj, Jakup Krasniqi e të tjerë. Organizuan demonstrata, tubime e manifestime.
Një kujtim i veçantë mbetet sjellja në Shtetet e Bashkuara e Këshillit për Pajtimin e Gjaqeve, të udhëhequr nga Anton Çeta. Dini ishte burrë i mirë, bujar e fisnik, që nuk e shikoi kurrë çështjen kombëtare si interes personal. Për Kosovën dha kohën, mundin, pasurinë dhe zemrën. Komuniteti shqiptar në Amerikë dhe mbarë kombi humbi një bir të devotshëm, një atdhetar të paepur.
Kukaj mbylli nesazhin : “U prehsh në paqen e amshuar, mik i dashur! I përjetshëm qoftë kujtimi për Din Dertin!” Bruno Selimaj, një nga aktivistët e parë të lëvizjes kombëtare në Bew York që nisi katër dekada më parë, kujtoi dy momente.
I pari, në vitin 1989 në Bruno’s Ristorante, ku së bashku me Joe DioGuardin, Din Dertin, Sami Repishtin, Shaqir Gashin, Rexhe Xhaklin, Mitch Thomas, Sergio Bytyqin dhe të tjerë themeluan Albanian American Civic League dhe nisën një rrugëtim të gjatë në shërbim të çështjes kombëtare, veçanërisht për Kosovën. I dyti, kthimi në Shqipëri në vitin 1990.
Nuk do ta harrojë kurrë momentin kur Dini, pas kaq vitesh larg atdheut, me emocion të madh u ul dhe puthi tokën shqiptare. Që nga ato vite i lidhi jo vetëm kauza kombëtare, por edhe një miqësi e fortë që zgjati dekada. Selimaj shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes Derti dhe theksoi se kujtimi e kontributi i tij do të mbeten gjithmonë.
Din Derti la pas bashkëshorten Mimoza Gega, djemtë Skënder e Naim, vajzat Euriklida e Enisena, si dhe nipërit e mbesat. Në kujtesën e atyre që e njohën, ai mbetet prind shembullor, mik i besueshëm, veprimtar i palodhur dhe patriot i qëndrueshëm. Lamtumira e djeshme tregoi se figura të tilla vazhdojnë të bashkojnë diasporën dhe të kujtojnë se atdheu mbetet detyrë e zemrës dhe e veprimit.
