Këtë verë, krijoni edhe një adresë familjare pranë detit me Holiday

0%

Gushti sjell në Kosovë shumë familje nga diaspora, të cilat pushimet i shfrytëzojnë për të qëndruar pranë të afërmve, për të vizituar vendlindjen dhe për të kaluar më shumë kohë së bashku. Për shumë prej tyre, pjesë e pandashme e verës janë edhe udhëtimet drejt bregdetit shqiptar, qoftë për disa ditë pushimi apo për një vikend me familjen.

Për shumë familje që tashmë kanë një banesë apo shtëpi në Kosovë, mundësia për të pasur edhe një pronë pranë detit mund të jetë një investim që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si i kalojnë pushimet çdo vit. Holiday In 2 , projekt i zhvilluar nga Edil Project në zonën e Kunes, në Shëngjin, ofron banesa pranë detit për familjet që duan të krijojnë hapësirën e tyre për pushime në Shqipëri.

Një banesë e tillë ju jep mundësinë që vikendet gjatë qëndrimit në Kosovë t’i kaloni pranë detit, pa qenë çdo herë në kërkim të një vendi për akomodim. Për fëmijët mund të bëhet vendi ku lidhen kujtimet e verës, ndërsa për prindërit një hapësirë ku mund të qëndrojnë më lirshëm dhe ta organizojnë pushimin sipas ritmit të familjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Afërsia me plazhin, ambienti i organizuar dhe pozita në Shëngjin e bëjnë Holiday In 2 një mundësi për ata që duan që pushimet në Shqipëri të mos jenë vetëm një destinacion i përkohshëm, por një vend ku mund të rikthehen sa herë që janë në vendlindje.

Për mërgimtarët, kjo mund të nënkuptojë dy hapësira që plotësojnë njëra-tjetrën: shtëpinë në Kosovë, ku bashkohen me familjen dhe të afërmit, dhe një banesë pranë detit, ku mund të vazhdojnë pushimet me fëmijët dhe njerëzit e tyre të afërt. Këtë gusht, vizitoni Holiday In 2, njihuni me banesat në dispozicion dhe rezervoni vendin ku familja juaj mund të rikthehet çdo verë pranë detit.

Mësoni më shumë dhe planifikoni vizitën tuaj në Holiday In 2 përmes kanaleve zyrtare: Numri kontaktues: +355 69 203 5005 Email: info@edilproject.al Facebook: Instagram: Uebfaqe: edilproject.al

Burimi: Telegrafi