Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia A4 është ndalur në mënyrë të kontrolluar më , në ora , pas evidentimit të disa parregullsive teknike në këtë njësi. KEK njofton se ndalja është realizuar si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike, me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për kontrollin dhe ndërhyrjet përkatëse në pajisje.
“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit. Pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe konfirmimit të kushteve të sigurta për operim, Njësia A4 do të rikthehet në punë”, thuhet në njoftim.
