Financial Times: JD Vance i kërkoi Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj

0%

Zëvendëspresidenti amerikan J.D. Vance i ka kërkuar Ukrainës të ndalojë sulmet me dronë ndaj cisternave të naftës që përdorin portet ruse në Detin e Zi, sipas Financial Times. Sipas gazetës, kërkesa është bërë në fund të muajit të kaluar, pasi Uashingtoni u shqetësua se sulmet po rrisnin pasigurinë në tregjet e naftës dhe po dëmtonin kompanitë amerikane.

Sulmet kishin prekur cisterna që transportonin naftë bruto nga Kazakistani drejt një terminali të Konsorciumit të Tubacionit Kaspik, pranë një porti rus në Detin e Zi. Pas kërkesës amerikane, Ukraina ka pezulluar sulmet ndaj këtyre anijeve.

Edhe Bloomberg kishte raportuar më herët për një kërkesë të ngjashme të SHBA-së, duke theksuar se bëhej fjalë për cisterna që nuk ishin në pronësi ruse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot