Diplomacia zgjedhje racionale përballë konfliktit

0%

Hyrje Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare, në thelb është, historia e përpjekjes së vazhdueshme të njerëzimit për të zëvendësuar përplasjen me dialogun dhe konfliktin me marrëveshjen.

Që nga lindja e organizimeve të para politike, shtetet dhe shoqëritë njerëzore janë përballur me sfidën e menaxhimit të interesave të ndryshme, të mosmarrëveshjeve, të rivaliteteve dhe të ambicieve për pushtet. Në këtë realitet historik është zhvilluar diplomacia, si një nga instrumentet më të rëndësishme të qytetërimit politik.

Ajo nuk është vetëm komunikim ndërmjet shteteve, por art dhe shkencë e ndërtimit të marrëdhënieve, e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe e kërkimit të zgjidhjeve paqësore për problemet dhe mosmarrveshjet ndërkombëtare.² Diplomacia përbënë një nga arritjet më të mëdha dhe më të sofistikuara të mendimit si dhe ndërtimit politik njerëzor, sepse ajo shpreh dhe ndërton kalimin nga logjika e përplasjes drejt logjikës së komunikimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aty ku interesat përplasen dhe dallimet janë të pashmangshme, diplomacia është ajo që krijon hapësirën dhe fushën për dialog, negociim dhe kompromis në mes të palëve të konfrontuara. Rrënjët e këtij procesi dhe dialogu gjenden shumë më herët se krijimi i shtetit modern dhe institucioneve ndërkombëtare.

Qysh në kohën e qytetërimeve të lashta e kuptuan se marrëdhëniet ndërmjet popujve nuk mund të mbështeteshin vetëm mbi forcën ushtarake, por kërkonin edhe komunikim, dialog politik, ndërmjetësim dhe marrëveshje.

Një nga shembujt më të rëndësishëm të diplomacisë së hershme në historinë botërore është marrëveshja e paqes ndërmjet faraonit egjiptian Ramsesi II dhe mbretit hitit Hatusili III , pas betejës së Kadeshit rreth vitit 1274 para erës sonë.

Kjo marrëveshje konsiderohet një nga traktatet më të hershme të njohura të paqes dhe përbën një moment themelor në zhvillimin e komunikimit diplomatik ndërmjet fuqive të mëdha të botës së lashtë.

Ajo dëshmon se edhe pas konflikteve të mëdha ushtarake, shtetet mund të arrijnë në përfundimin se siguria dhe stabiliteti afatgjatë nuk ndërtohen vetëm përmes forcës, por përmes dialogut dhe marrëveshjeve politike. Në këtë proces një rol të veçantë patën të dërguarit mbretërorë, lajmëtarët dhe ndërmjetësuesit e parë diplomatikë.

Ata shërbyen si ura komunikimi ndërmjet dy oborreve sunduese, përcollën mesazhe politike, negocuan kushtet e marrëveshjeve dhe krijuan mundësi për mirëkuptim ndërmjet palëve kundërshtare.

Këta ndërmjetësues të hershëm mund të konsiderohen pararendës të ambasadorëve modernë, sepse funksioni i tyre themelor ishte i njëjtë: përfaqësimi i interesave politike, komunikimi ndërmjet palëve dhe kërkimi i zgjidhjeve përmes fjalës së urtë dhe jo përmes armëve.

Nga traktati i Kadeshit deri te diplomacia bashkëkohore, zhvillimi historik tregon se diplomacia ka qenë gjithmonë një përgjigje ndaj nevojës së njerëzimit për të menaxhuar konfliktet dhe për të krijuar rend e stabilitet.

Historia e marrëdhënieve ndërkombëtare është, në thelb, historia e përpjekjes së vazhdueshme të njerëzimit për të zëvendësuar përplasjen me dialogun dhe konfliktin me marrëveshjen. Që nga lindja e organizimeve të para politike, shtetet janë përballur me sfidën e menaxhimit të interesave të ndryshme, të mosmarrëveshjeve dhe të ambicieve për pushtet.

Në këtë realitet të zhvillimit historik është zhvilluar edhe diplomacia, si një nga instrumentet më të rëndësishme të qytetërimit dhe zhvillimit politik.

Ajo nuk është vetëm komunikim ndërmjet shteteve dhe palëve, por art dhe shkencë e ndërtimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, e mbrojtjes së interesave kombëtare dhe e kërkimit të zgjidhjeve paqësore për problemet ndërkombëtare.² Vlera më e madhe e diplomacisë nuk qëndron vetëm në marrëveshjet që arrin të krijojë, por edhe në konfliktet që arrin t’i parandalojë.

Pikërisht për këtë arsye, shprehja “Kur diplomacia hesht, flasin armët” përmbledh një mësim të madh historik: kur dialogu dobësohet, kur kanalet politike mbyllen dhe kur mungon vullneti i mirë për kompromis, rreziku i përshkallëzimit rritet. Diplomacia nuk mundet të garanton zhdukjen e të gjitha konflikteve, sepse interesat e shteteve gjithmonë do të jenë të natyrës së ndryshme.

Por ajo krijon standarde për fushën dhe hapësirën ku këto dallime mund të menaxhohen përmes komunikimit, negociatave dhe respektimit të normave ndërkombëtare. Historia na mëson se dialogu është rruga e vetme drejt paqes, ndërsa mungesa e tij hap shtigje drejt krizave dhe konflikteve të reja në arenën ndërkombëtare.

Historia e ka dëshmuar se periudhat më të qëndrueshme të marrëdhënieve ndërkombëtare janë ndërtuar mbi bazën e dialogut dhe marrëveshjeve politike. Paqja e Vestfalisë e vitit 1648 përbën një nga momentet themelore të zhvillimit të sistemit modern ndërkombëtar.

Ajo solli një koncept të ri të organizimit politik evropian, duke forcuar parimin e sovranitetit të shteteve dhe nevojën për rregulla të përbashkëta në marrëdhëniet ndërkombëtare.³ Kongresi i Vjenës i vitit 1815 dëshmoi gjithashtu rëndësinë e diplomacisë multilaterale.

Pas një periudhe të gjatë luftërash në Evropë, fuqitë kryesore të kësaj kohe u ulën në tryezën e bisedave diplomatike për të krijuar një ekuilibër të ri politik. Edhe pse ky sistem kishte kufizimet e veta, ai tregoi se negociatat mund të krijojnë stabilitet dhe të shmangin përplasjet e mëdha për një periudhë të gjatë.⁴ Por historia na mëson edhe anën tjetër të këtij procesi.

Dështimi i diplomacisë në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore tregoi se dobësimi i dialogut ndërkombëtar dhe mungesa e mekanizmave efektivë për parandalimin e agresioneve mund të çojnë në pasoja tragjike. Pas Luftës së Dytë Botërore, komuniteti ndërkombëtar nxori një mësim të dhimbshëm.

Krijimi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1945 ishte përpjekja më e madhe për të vendosur diplomacinë, bashkëpunimin dhe të drejtën ndërkombëtare në qendër të ruajtjes së paqes dhe sigurisë globale.⁵ Krizat bashkëkohore dhe sprova e diplomacisë efikase në teren Shekulli XXI ka treguar se, pavarësisht zhvillimit të institucioneve ndërkombëtare, diplomacia vazhdon të përballet me sfida të mëdha.

Aneksimi i Krimesë në vitin 2014, lufta në Ukrainë e nisur në vitin 2022 dhe krizat e vazhdueshme në Lindjen e Mesme dëshmojnë kompleksitetin e botës moderne dhe vështirësinë e gjetjes së zgjidhjeve politike në një mjedis ku interesat strategjike të shteteve me potencialë të fortë ushtarak shpesh përplasen. Këto zhvillime tregojnë se konfliktet zakonisht nuk lindin në një moment të vetëm.

Ato janë shpesh rezultat i një procesi të gjatë tensionimi, mungese besimi, dështimi të komunikimit dhe pamundësisë për të arritur marrëveshje politike. Diplomacia ka një rol të veçant dhe të dyfishtë: ajo duhet të veprojë para krizës, për ta parandaluar atë, por edhe gjatë krizës, për të krijuar mundësin për arritjen e armëpushimit, në negociata dhe për zgjidhje afatgjata.

Prandaj, fuqia e një shteti nuk matet vetëm me kapacitetet ushtarake ose ekonomike, por edhe me aftësinë e tij diplomatike për të ndërtuar aleanca, për të komunikuar dhe për të mbrojtur interesat e veta përmes mjeteve politike. Dëmet,pasojat njerëzore dhe ekonomike të dështimit të dialogut Çdo konflikt i armatosur le pasoja që shkojnë përtej kufijve të vendit ku zhvillohet lufta.

Luftërat nuk sjellin vetëm humbje dhe pasoja njerëzore, por edhe shkatërrim infrastrukturor ekonomik, dobësim institucional dhe pasoja me përmasa sociale që zgjasin për breza. Humbja e jetës së njerëzve, zhvendosja e popullsive, shkatërrimi i infrastrukturës dhe ndërprerja e zhvillimit ekonomik janë çmime që shoqëritë i paguajnë për dështimin e zgjidhjeve politike.

Një nga pasojat më të dukshme të konflikteve të sotme është migracioni i imponuar. Miliona njerëz janë detyruar të largohen nga vendet e tyre për shkak të luftërave, pasigurisë dhe mungesës së perspektivës për një jetë pa konflikte ushtarake. Kriza e refugjatëve në Evropë gjatë viteve 2015–2016 tregoi se pasojat e konflikteve nuk mbeten vetëm në zonat ku zhvillohen luftimet.

Të një botë të pasigurtë ku ndërlidhet, paqëndrueshmëria në një rajon ku mundet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në vende të largëta. Rastet e presioneve nga migrantët në kufijtë evropianë, përfshirë edhe situata si ajo në Ceuta të Spanjës, dëshmojnë se problemet e sigurisë dhe stabilitetit janë të ndërlidhura.

Prandaj, diplomacia përveç tjerave ka edhe një dimension njerëzor: ajo është përpjekje për të parandaluar vuajtjet para se ato të zhvillohen dhe të ndodhin. Diplomacia në ditët e sotme: nga reagimi drejt parandalimit Diplomati i kohës moderne nuk mund të jetë vetëm një përfaqësues formal i shtetit.

Ai duhet të jetë njohës i historisë, kulturës, ekonomisë dhe zhvillimeve të prgjithshme globale politike. Diplomacia bashkëkohore përbëhet nga diplomacia politike, ekonomike, kulturore, publike dhe digjitale. Kjo dëshmon se ndikimi ndërkombëtar nuk ndërtohet vetëm përmes fuqisë së forcës, por edhe përmes dijes, besimit dhe aftësisë për të krijuar marrëdhënie të shëndosha dhe afatgjata.

Diplomacia profesionale kërkon njerëz me përgatitje të gjerë intelektuale, integritet, kulturë, njohje të marrëdhënieve ndërkombëtare, përgjegjësi morale dhe juridike. Diplomati i suksesshëm duhet të kuptojë jo vetëm interesat e vendit që përfaqëson, por edhe historinë, kulturën,mentalitetin dhe interesat e aktorëve të tjerë në tryezën e ndërkombëtarëve.

Diplomacia si zgjedhja racionale përballë konfliktit – titulli i debatit Historia dhe zhvillimet bashkëkohore na japin një mësim të qartë: konfliktet mund të kenë shumë shkaqe, por rruga më e qëndrueshme për zgjidhjen e tyre mbetet tryeza dhe diplomacia.

Përdorimi i forcës mund të sjellë rezultate të përkohshme, por vetëm dialogu, negociatat dhe marrëveshjet politike krijojnë mundësinë për një paqe të qëndrueshme dhe afatgjate. Diplomacia është zgjedhja racionale përballë konfliktit, sepse ajo i jep njerëzimit mundësinë të zëvendësojë përplasjen me komunikimin, pasigurinë me marrëveshjen dhe shkatërrimin me rindërtimin.

Në fund të çdo konflikti, historia nuk do të kujtojë vetëm zhvillimet e luftërave që kanë ndodhur, por edhe angazhimet dhe përpjekjet diplomatike që kanë arritur t’i parandalojnë ato. Vlera dhe roli më i madhe e diplomacisë nuk matet vetëm me dokumentet e nënshkruara, por me jetën njerëzore që ajo arrin të mbrojë dhe shpëtojë.

Kur diplomacia vepron me gjeopolitikë dhe strategji, ajo nuk është thjesht alternativë ndaj konfliktit; ajo është rruga, alternativa e vetme dhe më e sigurt drejt paqes. Referenca Grimberg Karl, Historia botërore dhe qytetërimi 1.1963.P.A.Norstedt & Soners,Stockholm Harold Nicolson, Diplomacy , Oxford University Press, London, 1963.

Henry Kissinger, Diplomacy , Simon & Schuster, New York, 1994. Henry Kissinger, World Order , Penguin Press, New York, 2014. Adam Watson, The Evolution of International Society , Routledge, London, 1992.Charter of the United Nations, San Francisco, 1945. Vienna Convention on Diplomatic Relations, Vienna, 1961 Goldstein .S.

Joshua, Marrëdhëniet Ndërkombëtare, 2001, International Relations Fourth edition, American University, Washington D.C.

Burimi: Bota Sot