Arrestohet mërgimtari që bëri thirrje për pushkatim të Haradinajt

0%

Shpërndaje në: Është arrestuar personi i cili nga Kuvendi i Kosovës gjatë të mërkurës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit, Ramush Haradinaj. Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti. “Po personi i dyshuar është arrestuar nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ndaj tij do të merren veprimet procedurale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, thuhet në përgjigje. Pak para se të njoftohet lidhur me arrestimin, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me personin i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj.

Pak para se të njoftohet lidhur me arrestimin, Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka nisur hetimet lidhur me personin i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka bërë thirrje për pushkatim të deputetit të Aleancës, Ramush Haradinaj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Arbëri 21 kor 2026 Arrestohet një zyrtar, dyshohet se dha leje për import të pesticideve e biocideve të ndaluara Gjatë të mërkurës, në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, një mërgimtar ka bërë thirrje për pushkatim të Haradinajt, duke deklaruar: “Nëse duhet me u dënu Milan Radojiçiqi me 20 vjet, Ramush Haradinaj duhet me 40 vjet, 50, 100 vjet. Duhet me u pushkatu”.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetarit i Aleancës, Ardian Gjini, i cili ka se deklarata është manifestim i asaj që u mboll, u ushqye dhe u ujit me vite të tëra si narrativë antikombëtare, para së cilës, sipas tij, arkitektët e saj sot heshtën në sallë.

Burimi: Koha