Ariu i zi hyn në oborr dhe freskohet në pishinë në Kaliforni

0%

Një banor i Kalifornisë ka filmuar momentin kur një ari i madh i zi vizitoi shtëpinë e tij dhe u zhyt për t’u freskuar në pishinën e oborrit. David Rechtschaffen publikoi pamjet e ariut duke notuar në pishinën e tij në Sierra Madre, ndërsa temperaturat të dielën kishin arritur në rreth 35 gradë Celsius. Rechtschaffen tha se ariu, pasi përfundoi notin, u largua vetë nga prona.

Ky nuk është rasti i parë i tillë këtë verë. Në korrik, Katie Cole nga Kolorado publikoi një video ku shihej një ari duke u freskuar në një pishinë të vogël për fëmijë, të cilën ajo e kishte mbushur me ujë në verandën e shtëpisë së saj në zonën e Steamboat Springs.

Pamje të tilla janë bërë më të zakonshme gjatë periudhave me temperatura të larta, kur arinjtë kërkojnë burime uji për t’u freskuar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi