Shpresë mes rrënojave në Kolumbi, shpëtohen të gjallë nëna dhe

0%

Ekipet e shpëtimit në Cali të Kolumbisë kanë nxjerrë të gjallë një nënë dhe foshnjën e saj të porsalindur nga rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmeti. Të dy kishin mbetur të bllokuar në një ndërtesë pesëkatëshe, e cila u shemb në lagjen Ciudad Capri pas tërmetit me magnitudë 7.4, qe deri tani ka shkaktuar mbi 130 viktima.

Nëna dhe foshnja u transportuan në qendrat e asistencës aty pranë, ku u deklaruan jashtë rrezikut për jetën. Operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë pa ndërprerje mes rrënojave. Shpëtimtari Carlos Ortiz u shpreh për mediat se gjetja e foshnjës së bashku me nënën i ka dhënë ekipit shpresë për të vijuar punën.

“Për fat të mirë, gjetëm foshnjën me nënën e saj, gjë që na dha shumë shpresë për të vazhduar punën. Kemi shpëtuar tashmë shtatë persona dhe aktualisht po kërkojmë, pasi po marrim sinjale jete, një çift të moshuarish dhe nipin e tyre shtatëvjeçar”, tha Ortiz. Duke iu referuar foshnjës, ai siguroi se gjendja e saj është e qëndrueshme. “Për fat të mirë është e qëndrueshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ka pësuar disa gërvishtje të vogla gjatë nxjerrjes, por është në gjendje të qëndrueshme dhe është marrë nën kujdesin e paramedikëve të zonës” , deklaroi shpëtimtari.

Burimi: Bota Sot