Riaktivizohet zjarri në Drenie të Patosit, flakët përhapen në drejtim

0%

Gjatë ditës së sotme është riaktivizuar vatra e zjarrit në Drenie në Patos, në pjesën veriore të zonës. Për normalizimin e situatës në terren janë angazhuar 5 mjete zjarrfikëse, 25 efektivë të MZSH-së dhe 15 forca bashkiake, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.

Operacioni i shuarjes paraqitet i vështirë për shkak të terrenit të thepisur, ndërsa intensiteti i zjarrit e vështirëson më tej ndërhyrjen e forcave në terren. Ekipet vijojnë punën për izolimin e vatrës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit në drejtim të fshatit Drenie.

Burimi: Bota Sot