Njësitë e trafikut dhe Drejtoria e Trafikut janë aktivizuar për monitorimin e qarkullimit të automjeteve të transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, pas vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për kufizimin e përkohshëm të lëvizjes së tyre në autostrada.
Sipas vendimit të ministrisë, mjetet mbi 20 tonë nuk lejohen të qarkullojnë në autostrada gjatë orarit të përcaktuar, nga ora deri në , për shkak të temperaturave të larta. Gjatë zbatimit të masës, ekipet e trafikut kanë monitoruar hyrjet e autostradave dhe kanë ndaluar automjetet që nuk e kanë respektuar kufizimin.
Si pasojë, disa kompani janë gjobitur për mosrespektim të orarit të ndalimit. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kishte kërkuar nga operatorët ekonomikë dhe ngasësit që t’i planifikojnë lëvizjet e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar dhe të respektojnë masën e vendosur.
Ndërkohë, kufizimi vlen vetëm për autostradat, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave mbi 20 tonë lejohet pa kufizime. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
