PDK: Nesër në orën 11:00 do të jemi në Kuvend, Dehari ta thërrasë

0%

Shpërndaje në: Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës i është drejtuar sot me kërkesë zyrtare Avni Deharit, në cilësinë e kryesuesit të seancës konstituive sipas moshës, që nesër, më 12 gusht, ta thërrasë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja ka argumentuar se, ndonëse moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar ka krijuar një situatë të rëndë kushtetuese, tejkalimi i këtij afati nuk e shuan detyrimin për përfundimin e procesit të konstituimit. “Obligimi për përfundimin e procesit konstituiv mbetet dhe duhet të përmbushet pa vonesa të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

PDK-ja ka kërkuar që seanca të thirret pa vonesa dhe deputetëve të zgjedhur t’u mundësohet ushtrimi i mandatit të tyre. PDK-ja ka bërë të ditur se, pavarësisht nëse Dehari e përmbush apo jo këtë obligim, deputetët e saj do të jenë nesër, më 12 gusht, në orën , të pranishëm në sallën e Kuvendit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas PDK-së, në këtë kohë “përfundon edhe 48-orëshi i dytë për vazhdimin e seancës, siç përcaktohet me Rregulloren e Kuvendit”.

Po ashtu, PDK-ja u ka bërë thirrje të gjitha grupeve të tjera parlamentare dhe deputetëve të zgjedhur që të jenë nesër në sallën e Kuvendit, me qëllim që, siç thuhet, të dëshmojnë gatishmërinë politike dhe vullnetin për ta përmbushur besimin e marrë nga qytetarët.

Edhe Arbëri 19 gus 2025 Vetëvendosja e mban kandidaturën e Haxhiut për kryeparlamentare Konstituimi i legjislaturës së 11-të ka mbetur i papërfunduar, pavarësisht se ka skaduar afati kushtetues për përfundimin e këtij procesi e që ishte 7 gushti. Ende nuk janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

LVV-ja thotë se Kuvendi nuk mund të konstituohet pa një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit, pasi, sipas tyre, në të kundërtën vendi do të përballej sërish me zgjedhje të reja. Lideri i kësaj partie, Albin Kurti, kërkoi dy herë shtyrjen e seancës konstituive me qëllim që të jepet kohë shtesë për një marrëveshje për çështjen e presidentit.

Gjatë ditës së sotme, kryesuesi i seancës që vjen nga VV-ja, Avni Dehari, ka deklaruar se nuk ka arsye të thirret vazhdimi i seancës pa një marrëveshje mes partive.

Burimi: Koha