Miami nuk dha leje, Greqia pa Janisin në ndeshjet vendimtare

0%

Skuadra nga Florida druhet se reprezentuesi grek mund të pësojë lëndim. Greqisë do të ketë në fund të gushtit ndeshje vendimtare kundër Ukrainës dhe Spanjës në kualifikimet për Kupën e Botës, por në këto takime nuk do të jetë Janis Adetokunbo. Janisi do ta humbasë dritaren kualifikuese të gushtit, pasi klubi i tij i ri, Miami, nuk i ka dhënë leje të bashkohet me kombëtaren.

Arsyeja është frika e klubit nga një dëmtim i mundshëm. Adetokunbo këtë verë, pas 13 vitesh, u largua nga Milwaukee dhe kaloi te Miami. Greqia hyn në raundin e dytë të kualifikimeve me bilanc 3-3. Në raundin e parë ishte në grup me Malin e Zi, Portugalinë dhe Rumaninë.

Ekipi i Vasilis Spanoulisit humbi në fund të shkurtit në Athinë kundër Malit të Zi, ndërsa disa ditë më vonë u hakmor duke fituar në Podgoricë. Skuadra greke, më 28 gusht luan si mysafire ndaj Ukrainës (4-2), ndërsa tri ditë më vonë pret Spanjën (5-1). Në grup janë edhe Mali i Zi (4-2), Gjeorgjia (3-3) dhe Portugalia (3-3).

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot