Si reagim ndaj kërkesës së Iranit që Uashingtoni të plotësojë disa kushte para nënshkrimit të çdo marrëveshjeje, ndër to edhe kompensim për dëmet nga sulmet amerikane dhe izraelite, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërkoi që Irani të paguajë kompensim për viktimat që, sipas tij, Teherani ka shkaktuar gjatë konflikteve, sulmeve dhe shtypjes së protestave ndër vite.
Kjo deklaratë shënon një përshkallëzim të retorikës mes dy vendeve dhe zbeh shpresat për njëmarrëveshje të afërt për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit. Në një postim në rrjetin e tij “Truth Social”
Trump shkroi se edhe SHBA-ja do të kërkojë kompensim nga Irani për personat e vrarë dhe të plagosur rëndë nga minat në Ngushticën e Hormuzit ddhe për konfliktet ku, sipas tij, Teherani ka luajtur rol. Ai shtoi se kërkesa do të përfshihet në çdo negociatë të ardhshme me Iranin dhe do të përfshijë edhe familjet e protestuesve që sipas Trumpit janë vrarë nga regjimi iranian.
Presidenti amerikan përmendi gjithashtu familjet e marinarëve të vrarë në sulmin ndaj luftanijes amerikane USS Cole në vitin 2000 në Jemen, edhe pse sulmi në fjalë i është atribuar organizatës terroriste Al Kaida dhe jo Iranit.
Irani: SHBA-ja duhet të përmbushë kushtet tona Irani përsëriti se nuk do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit derisa Shtetet e Bashkuara të përmbushin kushtet e vendosura nga Teherani.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmail Baghaei, deklaroi se tani është radha e SHBA-së të ndalojë veprimet që Irani i konsideron të paligjshme dhe të dëmshme, si dhe të ndërmarrë hapa për t’i korrigjuar ato.
Sipas një deklarate të publikuar gjatë fundjavës nga një anëtar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit dhe komandant i Gardës Revolucionare, kërkesat kryesore të Teheranit përfshijnë ndër të tjera: Garanci se SHBA-ja nuk do të kërcënojë më Iranin Pagesa kompensimi për dëmet e luftës Dhënien fund të përhershme konfliktit kundër Iranit dhe aleatëve të tij në rajon, përfshirë Hezbollahun në Liban, rebelët Huthi në Jemen dhe Hamasin në Rripin e Gazës Heqjen e bllokadës ndaj porteve dhe anijeve iraniane në Ngushticën e Hormuzit dhe tërheqjen e pranisë ushtarake amerikane nga zona Heqjen e sanksioneve dhe lirimin e aseteve të ngrira iraniane Bisedime të vështira Irani po zhvillon bisedime me Omanin për krijimin e korridoreve të reja detare dhe një zgjidhje të përkohshme për qarkullimin e anijeve, por ka theksuar se çdo rihapje e plotë e Ngushticës së Hormuzit varet nga rezultati i negociatave me SHBA-në.
Nga ana tjetër në një intervistë për grupin mediatik “Axios” Trumpi e minimizoi të dielën rëndësinë e kontakteve aktuale me Teheranin. Sipas mediave amerikane ai tha se SHBA-ja po zhvillon “gjysmë-negociata” me Iranin dhe se “ne thjesht po e vëzhgojmë Iranin, me inflacionin e tij të lartë dhe faktin që nuk ka para.”
Megjithatë presidenti amerikan u shpreh optimist se do të arrihet një zgjidhje: “Do të funksionojë. Gjithmonë funksionon. Është si lojë shahu,” tha Trump, duke iu referuar mosmarrëveshjeve me Iranin. / DW
