Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në tri zona në

0%

KRU “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione në Vushtrri. Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në Mihaliq, ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të ketë në Pestovë dhe në rrugën “Ana Lin”.

Gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Konsumatorët janë njoftuar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në rast të turbullimit, qytetarët këshillohen që ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, deri në kthjellimin e tij.

Burimi: Telegrafi