Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të radhës, pas suksesit të bashkëpunimit “Gasolina” me Dhurata Dorën. Artisti ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga studioja, duke bërë të ditur se është duke punuar për këngën e re. Përmes postimit në Instagram, ai ka lënë të kuptohet se publikimi nuk do të vonojë shumë.
Gjesti/Instagram “Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe ju”, ka shkruar Gjesti, duke rritur kështu kureshtjen e fansave për projektin e ri. Megjithatë, ai ende nuk ka bërë të ditur titullin e këngës apo datën e saktë të publikimit.
