Fruthi në rritje në Kosovë, shumëfishohen rastet krahasuar me vitet e

0%

Situata epidemiologjike me fruth në Kosovë gjatë muajve të fundit është më e rëndë se vitet e kaluara. Sipas (IKSHPK) të datës , vetëm gjatë javës së fundit janë regjistruar 13 raste të reja me fruth. Derisa më ishin raportuar 62 raste, një muaj më vonë, deri më , janë regjistruar edhe 50 raste të reja, duke e çuar numrin në gjithsej 112 raste.

“Numri më i madh i rasteve është raportuar në Prishtinë me 37 raste, pasuar nga Fushë-Kosova me 29 raste, Ferizaj me 12 raste, Kaçaniku me 7 raste dhe Obiliq me 6 raste. Nga 3 raste janë raportuar në Drenas dhe Lipjan, ndërsa nga dy raste në Gjilan, Skenderaj, Shtime, Shtërpcë dhe Vushtrri. Nga një rast është raportuar në Deçan, Graçanicë, Podujevë dhe Viti”- ka njoftuar IKSHPK më .

Rritja e rasteve të fruthit këtë vit paraqitet më shqetësuese krahasuar me vitet e kaluara. Në gusht të vitit 2025 kishe vetëm 65 raste të konfirmuara. Ndërsa në periudhën 2021–2024 ishin regjistruar vetëm tri raste të importuara. Sipas përgjigjes së IKSHPK-së të datës , rritja e numrit të rasteve lidhet drejtpërdrejt me mosvaksinimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tyre, shumica dërmuese e rasteve të fruthit janë regjistruar te fëmijët e pavaksinuar (99 nga 104 raste të diagnostikuara deri më tani, nuk kanë pasur asnjërën dozë të vaksinës MMR Fruth, Parotit, Rubeollë të marrë).

Lirim Tafilaj, infektolog në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë për KALLXO.com se më , në Klinikën e Sëmundjeve Infektive në QKUK ishin të hospitalizuar 22 pacientë me fruth. “Aktualisht shumica e tyre kanë një ecuri klinike mesatarisht të rënduar, janë në gjendje stabile dhe po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Për momentin pacientët e shtrirë janë pa komplikime kritike që kërkojnë trajtim intensiv, por sëmundja është proces dinamik dhe gjendja mund të ndryshojë”- ka thënë ai.

Tafilaj rekomandon qytetarët që të kontrollojnë statusin e vaksinimit dhe të sigurohen që fëmijët të marrin vaksinën MMR sipas kalendarit të imunizimit; personat me ethe, temperaturë, skuqje të lëkurës dhe simptoma respiratore të paraqiten te mjeku dhe të shmangin kontaktin me të tjerët për të mos përhapur infeksionin dhe t’i kushtohet kujdes i veçantë foshnjave, grave shtatzëna dhe personave me imunitet të dobësuar, pasi këto grupe kanë rrezik më të lartë për komplikime.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, mbulimi i vaksinimit me MMR në Kosovë ka rënë në 82% në vitin 2025, që është dukshëm nën pragun e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për parandalimin e shpërthimeve të sëmundjes. “Për të parandaluar fruthin rekomandohet mbulueshmëria mbi 95%.”- thuhet nga IKSHPK.

Ndërkohë, në vitin 2024, përqindja e fëmijëve të vaksinuar me MMR ishte 89%. Vaksina MMR është vaksinë e kombinuar që mbron nga fruthi, shytat dhe rubeola dhe aplikohet për herë të parë kur fëmijët mbushin një vit.

Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së fruthit dhe mbrojtjen e shëndetit publik, institucionet u bëjnë thirrje prindërve dhe jo vetëm, që të kontorllojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare.

Burimi: Kallxo