E pabesueshme në Turqi, arrestohet gazetari

0%

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi, ku një gazetar është arrestuar pasi raportoi se Galatasaray kishte arritur marrëveshje me Jamal Musialën. Gazetari bëri të ditur se Galatasaray kishte siguruar shërbimet e yllit gjerman, duke hedhur në treg edhe një skenar të bujshëm për repartin ofensiv, me Musialën dhe Victor Osimhen në të njëjtën skuadër.

Por lajmi i publikuar nga gazetari i ka kushtuar shtrenjtë. Prokuroria e Republikës në Bakırköy ka urdhëruar arrestimin e tij, me akuzën për “përhapje publike të informacioneve mashtruese”. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në Turqi, ndërsa lajmi për një transferim të mundshëm të Musialës te Galatasaray kishte marrë vëmendje të madhe në mediat sportive.

Për momentin, nuk ka një konfirmim zyrtar për një marrëveshje mes Galatasaray dhe Musialës, ndërsa arrestimi i gazetarit e ka bërë edhe më të bujshëm këtë histori.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot