Sadiku: Vetëvendosja shkeli Kushtetutën, Aktgjykimin e Kushtetueses

0%

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku ka thënë se pas afatit prej 48 orësh, Vetëvendosja dhe deputetët e saj tash e shkelën edhe Rregulloren e Kuvendit të Kosovës. Sadiku përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se: “Dmth, për vetëm një muaj kanë mbërri me e shkel Kushtetutën, Aktgjykimin e Gjykatës dhe Rregulloren e Kuvendit.

Tash tregomani: cili armik i një shteti mundet me i bë këto më shpejt e më keq? Qysh mundet me u dëmtu një shtet më shumë se kaq?”. Ai po ashtu tha se nuk asgjë që e dëmton shtetin më shumë sesa rrënimi i rregullave dhe institucioneve të tij. “As korrupsioni, as nepotizmi, as tanket e as plumbat.

Sepse kur e shkel Kushtetutën, e shpërfill Gjykatën dhe e shkel Rregulloren e institucionit më të lartë përfaqësues, nuk je veç tu e keqqeverisë shtetin. Je tu ia rrënu themelet. Këta më nuk janë amatera. Janë shkatërrues. Janë dëmtues të shtetit”, ka shkruar Sadiku.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi