Pritjet në kufi bien, tani deri në 30 minuta

0%

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës janë reduktuar dukshëm, krahasuar me orët e mëhershme, kur ato arrinin deri në një orë. Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në Dheu i Bardhë , ku për dalje nga Kosova pritjet janë rreth 30 minuta , ndërsa në Muçibabë pritjet për hyrje arrijnë deri në 30 minuta dhe për dalje rreth 20 minuta .

Në shumicën e pikave të tjera kufitare, pritjet janë dukshëm më të shkurtra dhe lëvizin nga disa minuta deri në rreth 15 minuta. Në Bërnjak , Mutivodë , Hani i Elezit dhe Gjlloboqicë , pritjet janë kryesisht deri në 5 minuta, ndërsa në Jarinjë për hyrje pritjet shkojnë deri në 10-15 minuta.

Pra, në krahasim me gjendjen e mëhershme, kur pritjet arrinin deri në një orë , fluksi në kufi është lehtësuar dhe aktualisht pritjet maksimale janë rreth gjysmë ore . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com