Bashkatdhetarët që po qëndrojnë në Kosovë do të kenë mundësi që nga sot e deri të mërkurën të vizitojnë ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. Sipas njoftimit për media, aktiviteti do të zhvillohet nga 10 deri më , ndërsa gjatë këtyre tri ditëve vizitat do të jenë të mundshme nga ora deri në , transmeton KosovaPress.
“Bashkatdhetarët në Kuvend” organizohet këtë vit në rrethana të veçanta politike, në kohën kur legjislativi vazhdon të mbetet i pakonstituuar dhe, rrjedhimisht, pa funksionalizim të plotë institucional. Pavarësisht situatës së krijuar, dyert e institucionit do të jenë të hapura për bashkatdhetarët, të cilët do të mund të vizitojnë ambientet e Kuvendit gjatë tri ditëve të aktivitetit. /Kp
