“Koha për të thënë lamtumirë”, ylli i Chelseas konfirmon largimin –

0%

Xabi Alonso ka nisur planin për ta reduktuar numrin e qendërmbrojtësve te Chelsea, me Trevoh Chalobah që është bërë largimi i parë në kuadër të këtij operacioni. Tekniku spanjoll dëshiron që numri i qendërmbrojtësve në skuadër të zbresë në vetëm katër ose pesë, pasi ardhja e Maxence Lacroix e kishte çuar numrin e tyre në 10 futbollistë të ekipit të parë.

Alonso kishte deklaruar muajin e kaluar se synonte ta përgjysmonte këtë numër dhe tashmë Chelsea ka nisur të veprojë në këtë drejtim, me shitjet që pritet të jenë në qendër të vëmendjes gjatë javëve të fundit të afatit kalimtar.

I pari që është larguar është Chalobah, produkt i akademisë së Chelseat, i cili pas 18 vitesh në klub ka mbyllur përfundimisht kapitullin e tij në “Stamford Bridge”. Qendërmbrojtësi anglez do ta vazhdojë karrierën në Serie A, pasi është transferuar te Como për rreth 41.5 milionë dollarë, apo 30 milionë funte.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas largimit të tij, Chalobah ka publikuar një mesazh emocionues në rrjetet sociale, duke i dhënë lamtumirën klubit ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij. “Pas 18 vitesh, ka ardhur koha t’i them lamtumirë Chelseat. Erdha këtu në moshën nëntëvjeçare me një ëndërr dhe largohem si një burrë që e ka jetuar atë ëndërr në mënyra që nuk i kisha imagjinuar kurrë”.

“Ky udhëtim më ka vënë në prova, më ka ngritur dhe më ka forcuar. Për çdo bashkëlojtar, trajner, pjesëtar të stafit dhe tifoz, ju falënderoj që më ndihmuat të bëhem personi që jam sot. Dhashë gjithçka që kisha dhe jam krenar për personin që ky klub më ndihmoi të bëhem”. “Për lojtarët e rinj: rruga nuk do të jetë gjithmonë e lehtë.

Por qëndroni të gatshëm, qëndroni pozitivë dhe vazhdoni të besoni. Koha e Zotit është gjithmonë e duhura. Faleminderit të gjithëve, me dashuri dhe mirënjohje”, përfundoi ai. Tashmë, pas largimit të tij, Chelsea ka në dispozicion nëntë qendërmbrojtës në skuadër./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi