Kujtim Koqi nga Prizreni, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës që nga maji i vitit 2026, është dorëzuar në Prokurori. Koqi, i lindur më në Prizren, ishte në kërkim të autoriteteve nën dyshimin për veprat penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, “Përdorimi i armës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Policia e Kosovës kishte kërkuar më herët ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e tij, duke bërë thirrje që çdo informacion për vendndodhjen e tij të raportohej tek autoritetet. U kap me drogë në Prizren, ky është i dyshuari që u arrestua nga Policia Pas disa muajsh në kërkim, Koqi është dorëzuar në Prokurori, ku pritet të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij.
Policia në kërkim të Kujtim Koqit nga Prizreni – kërkohet ndihma e qytetarëve për lokalizimin e tij Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
