Trevoh Chalobah i ka dhënë fund zyrtarisht një lidhjeje 20-vjeçare me Chelsean, pasi ka përfunduar transferimin e përhershëm te skuadra italiane Como. Marrëveshja mes Chelseat dhe Comos kap vlerën e 30 milionë eurove fikse , ndërsa në të janë përfshirë edhe 6 milionë euro bonuse , si dhe një klauzolë për përqindje nga shitja e ardhshme.
Transferimi përbën një lëvizje të rëndësishme për Comon, projektin ambicioz të së cilës e udhëheq ish-ylli i Chelseat, Cesc Fabregas . Chalobah, 27-vjeçar, u largua nga Londra pas një sezoni të rëndësishëm, në të cilin zhvilloi 47 paraqitje në të gjitha garat , duke shënuar tri gola dhe dhënë një asistim. Mbrojtësi anglez ishte pjesë e akademisë së Chelseat që nga mosha 9-vjeçare .
Ai u rrit nëpër grupmoshat e klubit dhe ishte pjesë e ekipit që fitoi UEFA Youth League në vitin 2016, ndërsa gjithashtu fitoi dy herë radhazi FA Youth Cup. Pas huazimeve te Ipswich Town, Huddersfield Town dhe Lorient, Chalobah u bë pjesë e rregullt e ekipit të parë të Chelseat pak pasi mbushi 22 vjeç.
Ai pati rol të rëndësishëm që në sezonin e tij të parë, duke startuar në të dyja finalet, atë të League Cup dhe FA Cup. Më pas, ai fitoi edhe Kupën e Botës për Klube me Chelsean. Në sezonin e fundit, Chalobah ishte mbrojtësi qendror me më së shumti paraqitje për Chelsean, me 47 ndeshje.
Tani, ai do ta vazhdojë karrierën në Serie A, ku pritet të jetë një nga përforcimet kryesore të projektit të Comos. “ Mezi pres ta sjell përvojën time te skuadra, ta ndiej atmosferën e jashtëzakonshme në stadium dhe të lidhem me tifozët. Do të jap gjithçka çdo ditë për të bërë histori së bashku ”, ka deklaruar Chalobah pas transferimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
