Shkëndija shokon Vardarin, Tamba shënues i dyfishtë

0%

Shkëndija e Tetovës ka treguar lojë të madhe në stadiumin “Tudor Proeski” në Shkup, duke e shokuar me rezultat 2:0 kampionin e Maqedonisë së Veriut, Vardarin e Shkupit. Skuadra kuqezi ka treguar angazhim e lojë duke i treguar Vardarit se kush është shefi i Maqedonisë së Veriut. Futbollisti Fabrice Tamba ishte në nivelin e lartë duke shënuar dy gola në fitoren e madhe.

Tamba ka realizuar në minutën e 52-të dhe të 76-të. Pas javës së dytë, Tikveshi kryeson me 6 pikë sa ka edhe Shkëndija në vendin e dytë, ndërsa Vardari renditet në të gjashtin me 3 sosh.

Burimi: Bota Sot