Salah ribashkohet me një nga sulmuesit e preferuar?

0%

Trabzonspori po synon një tjetër transferim të bujshëm, teksa klubi turk ka nisur bisedimet për transferimin e sulmuesit uruguaian Darwin Nunez, me synimin për ta ribashkuar atë me Mohamed Salahun.

Klubi turk ka hapur negociatat me Al Hilalin për transferimin e Nunezit, duke shpresuar të krijojë sërish dyshen që dikur ndante dhomën e zhveshjes te Liverpooli. 27-vjeçari dëshiron të rikthehet në futbollin evropian, pasi ka humbur vendin në formacion te skuadra saudite.

Nunez më herët kishte dhënë miratimin e tij për një transferim te Besiktasi, por marrëveshja nuk u konkretizua, duke i dhënë mundësinë Trabzonsporit të hyjë në garë. Sipas raportimeve, klubi turk ka paraqitur një ofertë zyrtare si te Al Hilali, ashtu edhe te përfaqësuesit e lojtarit, në përpjekje për ta bindur uruguaianin të transferohet në Turqi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Al Hilali është i gatshëm ta lejojë largimin e Nunezit, por vetëm në formën e huazimit. Klubi saudit kishte investuar rreth 53 milionë dollarë për ta transferuar sulmuesin dhe nuk dëshiron të heqë dorë përfundimisht prej tij pa kushte të përshtatshme.

Ndërkohë, Trabzonspori është i gatshëm t’i ofrojë Nunezit një pagë vjetore prej 7 milionë eurosh, në përpjekje për ta bindur që të veshë fanellën e klubit turk. Nëse marrëveshja realizohet, Nunez dhe Salah do të ribashkoheshin pas aventurës së tyre te Liverpooli, këtë herë në futbollin turk.

Transferimi do të ishte një tjetër lëvizje e bujshme për Trabzonsporin, që synon të ndërtojë një skuadër konkurruese me emra të njohur ndërkombëtarë.

Burimi: Bota Sot