Një 20-vjeçar është arrestuar në Kaçanik, pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit është konstatuar se ndaj tij kishte urdhëresë aktive gjyqësore. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës , kur patrulla policore e Stacionit Policor në Kaçanik, gjatë patrullimit, ka ndaluar personin me inicialet M.R .
Gjatë kontrollit dhe verifikimit në sistemin e urdhëresave, policia ka konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” .
Pas përfundimit të procedurave dhe kompletimit të dokumentacionit, me urdhër të gjykatës, 20-vjeçari është dërguar për vuajtjen e dënimit prej gjashtë muajsh . Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
