Liverpooli e humb miqësoren në “Anfield”

0%

Pas huazimit aspak të suksesshëm në sezonin e kaluar te Tottenham, Joao Palhinha, u rikthye te Bayern këtë verë, por për të qëndruar përkohësisht, pasi mesfushori portugez nuk bën pjesë në planet e trajnerit Vincent Kompany. E ardhmja e Palhinha pritet të jetë sërish në Premier League dhe këtë herë tek Aston Villa, klub me të cilin do të ketë mundësinë të luajë në Champions League.

Ende nuk dihet nëse do të jetë shitje përfundimtare, apo huazim me detyrim ose të drejtë blerjeje. “Ne kemi nevojë për një lojtar për mesfushë sepse Amadou Onana është jashtë për të gjithë sezonin dhe Joao Palhinha është një lojtar shumë i mirë që do t’i përshtatej planeve tona. Jemi në bisedime, por aktualisht nuk ka marrëveshje”, tha drejtori sportiv i Aston Villas, Damian Vidagany.

Kujtojmë se Joao Plahinha u transferua me shumë bujë te Bayern Munich nga Fulham në vitin 2024 për gati 60 milionë euro, por rezlutoi një dështim i vërtetë për klubin bavarez.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot