LAMM: Fluks i rritur i udhëtarëve, në Bogorodicë pritet më shumë se

0%

LAMM kumtoi se për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në një pjesë të vendkalimeve kufitare ka turmë. Nga atje theksojnë se në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje pritet edhe më shumë se një orë, ndërsa për hyrje – një orë. Në “Tabanoc” për hyrje pritet më shumë se një orë, ndërsa për dalje – 30 minuta. Pritje ka edhe në “Pelince”.

VK Tabanoc për hyrje – më shumë se 1 orë, për dalje – 30 minuta VK Bogorodicë për dalje – më shumë se 1 orë, për hyrje – 1 orë VK Pelince për hyrje – rreth 1 orë, për dalje – 30 minuta. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Komunikacioni nëpër rrugët në shtet po zhvilohet pa ndalesa, por edhe intensiteti në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rrutir.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, ta respektojnë sinjalizimin në komunikacion dhe të ngasin automjetet me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Paralajmërim i tillë vlen për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Burimi: Telegrafi