Florent Hasani është zyrtarizuar tek klubi i Kayseispor në Ligën e Parë turke. Sulmuesi kosovar u transferua nga ekipi i Amedspor ku sezonin e kaluar shënoi 18 gola dhe dhuroi 7 asiste në 37 ndeshje të luajtura. Hasani do të formojë dyshen e sulmit sëbashku me Taulant Seferin, që më parë kanë luajtur sëbashku dhe tek Tirana. Dyshja vitin e kaluar ishin golashënues në Ligën e Parë turke.
Kayseispor tregon qartë synimet për ketë sezon ku do të kërkojë ngritjen në Superligën turke pas rënies sezonin e kaluar.
