Kastrioti vazhdon me përforcime

0%

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Kastrioti i Ferizajt, vazhdon me përforcime për edicionin e ri dhe për garat evropiane. Hendbollisti Vuk Lakiçeviq është përforcim i radhës. “KH Kastrioti përforcohet me Vuk Lakiçeviq, 24-vjeçarin malazez që luan në pozitën mbrojtës i djathtë.

Vuk, me 200 cm gjatësi, vjen te Kastrioti pas eksperiencës së fundit në Mleeha Club në Dubai, ndërsa më herët ka mbrojtur ngjyrat e PLER Budapest, RK Lovćen dhe TSV St. Gallen. Gjithashtu, ka qenë pjesë e kombëtareve të reja të Malit të Zi” , ka njoftuar KH Kastriotii.

Burimi: Bota Sot