Kaos, kacafytje mes shqiptarëve dhe maqedonasve

0%

Skena të pakëndshme u regjistruan pas përfundimit të kryendeshjes mes Vardarit dhe Shkëndijës nga Tetova, menjëherë pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit. Në qendër të incidentit u përfshinë disa futbollistë të të dyja skuadrave.

Sipas raportimeve, një rol kryesor në përplasjen e krijuar pati lojtari i Vardarit, Castaneda, i cili u përfshi në një debat me një futbollist të ekipit mysafir. Situata u tensionua shumë shpejt. Lojtarë të tjerë të të dyja skuadrave u afruan me vrap dhe në fushë shpërtheu kaos. Në incident u përfshinë edhe disa persona që nuk ishin pjesë e stafit apo e skuadrave.

Tashmë pritet që Komisioni Disiplinor të shqyrtojë pamjet dhe raportet zyrtare të ndeshjes. Në varësi të përgjegjësisë së secilit të përfshirë, mund të pasojnë pezullime dhe gjoba. Shkëndija e Tetovës ka treguar lojë të madhe në stadiumin “Tudor Proeski” në Shkup, duke e shokuar me rezultat 2:0 kampionin e Maqedonisë së Veriut, Vardarin e Shkupit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot