Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi të shtunën në Prishtinë përfundoi tragjikisht, me humbjen e jetës së një personi. Sinjali ka mësoi identitetin e viktimës. Bëhet fjalë për Rrahman Maxharraj, rreth 77-vjeçar, i cili humbi jetën si pasojë e lëndimeve të marra në aksident. Maxharraj ishte neurolog me përvojë dhe kishte shërbyer për një periudhë të gjatë në Spitalin Rajonal të Pejës.
Varrimi i të ndjerit Rrahman Maxharraj do të bëhet sot pas namazit të ikindisë, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur më 8 gusht, rreth orës , në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete – një Mercedes GLK, të cilin e drejtonte Maxharraj, dhe një Audi, që drejtohej nga D.G., rreth 36-vjeçar.
Si pasojë e përplasjes, Maxharraj ka pësuar lëndime të rënda dhe fatale, të cilave nuk ka arritur t’u mbijetojë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës, hetuesit e trafikut, prokurori kujdestar, si dhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga IML-ja dhe është dërguar për obduksion.
Ndërkohë, rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te aksidenti fatal po hetohen nga njësitë kompetente, në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Ekskluzive | Aksidenti me fatalitet në Prishtinë, ky është viktima që humbi jetën pas përplasjes së dy veturave Aksident me fatalitet në Prishtinë, një person humb jetën dhe një tjetër lëndohet Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
